Video e tmerrit: Vajza po filmonte veten kur vrasësi e ekzekutoi (Video,+18)

Një prej viktimave të masakrës së Orlandos filmoi momentin kur terroristi Omar Mateen nisi të qëllonte gjatë masakrës te klubi i natës Pulse të dielën.

Amanda Alvear, 25 vjeçe, e shpërndau videon me miqtë në Snapchat.

Gjatë natës ajo kishte postuar disa video duke kërcyer, ku dukej duke vallëzuar muzikë latine bashkë me miqtë e saj, raporton mapo.

Por në videon e fundit në profilin e saj, nata kthehet në një skenë tmerri.

Amanda përpiqet të shpjegojë në kamera se çfarë po ndodh teksa në sfond dëgjohen të shtënat.

Tepër e frikësuar në fytyrë, ajo pëshpërit “po qëllojnë” dhe më pas video ndërpritet.

Të hënën, Amanda u konfirmua se një prej 49 viktimave që u vra gjatë krimit masiv më të madh të historisë amerikane.

http://www.dailymail.co.uk/video/index.html?ito=embedded

Temat
BotëLajme

Të afërta