Vaji i kanabisit në barnatoret e Maqedonisë: Ja si duket, si përdoret dhe sa kushton (FOTO)

Prej dje nëpër barnatoret e Maqedonisë mund të gjendet vaji prej kanabisit, i cili jepet pa recetë të mjekut, dhe që përmban sasi të THC (ekstrakt nga kanabisi) më pak se 0.2% me dy përqendrime të CBD – prej 5%dhe 7%, shkruan Portalb.

Për çfarë mund të përdoret?

vaj-kanabisi

Mund të ketë efekte pozitive kundër gjendjeve të stresit, ankthit, nervozës, depresionit, mund të përdoret kundër përzierjes në bark dhe vjelljes, ndihmon në mbajtjen e balancit të florës së zorrëve dhe në përgjithësi mund të ndihmojë në sistemin imunitar të njeriut. Mu për këtë, ky vaj ndodhet në shitje të lirë dhe mund ta blejë çdo njeri pa recetë të mjekut – këto janë vetëm një pjesë e rasteve për të cilat mund të përdoret vaji i kanabisit.

Si të përdoret?

Dy herë në ditë nga 5 pika, të cilat vendosen nën gjuhë dhe mbahen rreth 60 sekonda përpara se të gëlltiten.

Temat
FunLajmeRajon

Të afërta