Universiteti i Prishtinës ende pa zëdhënës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, prej ditës kur është zgjedhur rektori Marjan Dema, ky institucion ka mbetur pa zëdhënës për informim. Këtë detyrë po e ushtron prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Afrim Hoti.
Kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur është zgjedhur rektori i ri i UP ‘së. Mirëpo, shefi i këtij institucioni Marjan Dema ende nuk e ka zgjedhur zëdhënësin e UP ‘së. Këtë detyrë ia ka besuar Hotit, i cili është duke punuar në dy pozita; si prorektor dhe si zëdhënës.

Se pse ende UP ‘ja nuk ka zëdhënës, Rektori Dema në një prononcim për Express ka thënë se pozita e zëdhënësit nuk paguhet.

“Nuk është pozitë që paguhet, e deri sa ta marrim dikë do të qëndrojmë kështu”, tha Dema për Express.

Në kohën sa ishte rektor i këtij institucioni, Ramadan Zejnullahu, zëdhënës për informim ishte Durim Berisha, i cili u largua tre muaj para se të jepte dorëheqje Zejnullahu.

Temat
LajmeVend

Të afërta