Sot, Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

14 qershori shënon Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, ku në shumë vende të botës organizohen aktivitete të ndryshme që nga viti 2004.

Aktivitetet për këtë ditë bëhet me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut dhe për të shprehur falënderime për të gjithë ata që dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë.

Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi nga njerëzit me vullnet të mirë në mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë.

Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident apo ndërhyrje kirurgjike.

Të dhurosh gjak, do të thotë t’i dhurosh jetë dikujt që ka nevojë.

Temat
LajmeVend

Të afërta