Kuqezinjtë nisen për në Marsielle (Foto)

Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur për në qytetin e Marsielles, ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë të fazës grupore të ‘Euro 2016’.

Shqipëria të mërkurën nga ora 21:00 luan kundër nikoqirit, Francës, ndërsa kjo ndeshje do të zhvillohet në Stade Velodrome.

Në këtë takim do të mungojë kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, për shkak të kartonit të kuq që mori në përballjen ndaj Zvicrës.

Kuqezinjtë e humbën ndeshjen e parë, ashtu që do të shpresojnë për rezultat pozitiv ndaj Les Bleus.

shqipni-780x439

Temat
SportVend

Të afërta