Në rastin e dhimbjeve të dhëmbëve apo dhëmballëve, gjëja e parë që shkon ndërmend është dentisti. Por gjatë kësaj kohe, ju mund ta frenoni dhimbjen në mënyrë natyrale deri në marrjen e një trajtimi specifik.
Hudhra- Është një nga mënyrat më të përdorura për qetësimin e dhimbjeve të dhëmbëve pasi është një antibiotik natyral dhe lufton infeksionet. Prisni një hudhër dhe nxirrni lëngun e saj, të cilin duhet ta vendosni në dhëmbin ku keni problem dhe në zonën përreth.
Çaji i zi- Ka veti inflamatore falë përmbajtjes së acidit tanik, një substancë e cila është në gjendje të qetësojë dhimbjet. Bustinën e çajit futeni në ujë të nxehtë dhe kur të ketë arritur temperaturën e ambientit vendoseni në dhëmbin që keni problem. Më tej mund të pini edhe çajin.
Alkooli- Alkooli i cili mund të gjendet në pije si whisky dhe rum, është ideal për qetësimin e dhimbjeve të dhëmbëve. Duke e marrë në sasi të vogla, mund të vriten bakteret në gojë.
Majdanozi- Majdanozi është një bimë e cila arrin të qetësojë dhimbjet në dhëmbë. Mjafton të përtypni pak majdanoz dhe ta përsërisni diçka të tillë disa herë në ditë.
Qepa- Lëngu i qepës ka veti të shumta antinflamantore dhe antibiotike, duke garantuar qetësimin e dhëmbëve. Mjafton të vendosni edhe pak qepë në dhëmbë dhe përmes lëngut të saj, do arrini të qetësoheni në pak kohë.