Në Geneva Motor ShoW është preazantuar nga Bugatti makina me shpejtësinë më të madhe në botë. Bugatti thotë se gjenerate e re “Chiron”, do të jetë krejtësisht diçka tjetër, më e shpejtë, më e fuqishme dhe më e shtrenjtë.
Ky model do të ketë 1,500 kuaj fuqi, 300 më shumë sesa gjenerate e “Veyron” dhe do të mbulojë shpejtësi prej 420 km/h, ndërsa shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrinë për vetëm 2.5 sekonda.
Bugatti së pari do të prodhojë vetëm 500 makina të këtij lloji, ndërsa një e treta e tyre veç janë shitur tani më. Ndërkohë mësohet se makina do të ketë një çmim prej 2.4 milion euro.
Temat
Teknologji