Gjilani shpall Joe Bidenin “Qytetar Nderi”

Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë të martën seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 10:00.

Në një njoftim për media bëhen të ditura disa nga pikat e kësaj mbledhje për të cilat do të diskutohet.

Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së
Propozim vendimi për rialokim të mjeteve për projekte kapitale
Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit të Joseph R. Biden III
Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit i Erzen Rrustemi
Miratimi i iniciativës për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Lipjanin në fushën e infrastrukturës rrugore
Miratimi i nismës së kryetarit të komunës së Gjilanit, për bashkëpunim ndërkomunal në fushën e infrastrukturës rrugore
Miratimi i vendimit për autorizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për bashkëpunim ndërkomunal me komunat fqinje në sferën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Temat
LajmeVend

Të afërta