FHK nderon yllin e hendbollit shqiptar në diasporë

Kreu i Federatës së Hendbollit të Kosovës Eugen Saraçini priti sot hendbollisten e Kombëtares së Suedisë për grupmoshën U20 Albana Arifi për ta nderuar për sukseset e saja ne hendbollin botëror por edhe te bisedohet per rrjedhat aktuale të këtij sporti në Kosovë.

Për informimin tuaj të ju përkujtojmë se Komisioni per shpaljen e sportitstit te vitit 2015 i FHK-së hendbollisten tashmë të shquar Alabana Arifi e ka zgjedhur hendbollisten e vitit e cila zhvillon aktivitetein ne diasporë por e cila ne pamundësi te jetë prezente ne ceremoni ne muajin janar sot ja dorëzoi mirënjhohjen presidenti Eugen Saraçini duke i uruar suksese edhe më të mëdha ne vitet ne vazhdim, me shpresë se një ditë prap do ti rikthehet edhe Kombëtares se Kosovës. Të ju perkujtojmë se Albana ne vitin 2011 ne Gabrovo te Bullgarisë ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovë për grupmoshën U15, duke qenë golashenuesja e parë.

Albana-arifi

Kurse dje, Selektori i Kombëtares Suedeze për grupmosën , U20 për femra, Ola Månsson, ka bërë publike listën e emrave të cilat do ta prezantojnë Suedinë në Kampionatin Botëror, i cili mbahet nga data 3 korrik, në Moskë.
Në listën e përfaqësueseve suedeze, ashtu siç edhe është pritur gjendet edhe Alabana. Albana qysh para dy javësh ka marrë konfirmimin nga selektori se ajo në secilën mënyrë do të jetë pjesë e Kombëtares Suedeze.

Suedia shkon në këtë Kampionat me qëllim që të arrijë të stoliset me ndonjë medalje, pasi që suedezet llogariten të jenë ndër favoritet kryesore së bashku me Rusinë, Danimarkën, Rumaninë dhe Norvegjinë.

Përveç Kosovës Albana ka qenë pjesë e pandashme e të gjitha të përfaqësueseve të Suedisë që nga grupmoshat U15 e deri më tani U20

Temat
SportVend

Të afërta