Young Zerka ka paralajmëruar disa projekte të reja muzikore.
Këngëtari i njohur brenda pak ditësh do të nis publikimin e tyre me një projekt solo.
“Kënga ka të bëjë me dashurinë që mungon shumë në shoqërinë tonë, jo vetëm në komunitetin tonë shqiptar, por edhe nëpër botë”, tha Young Zerka duke zbuluar po ashtu se kënga është shumë ritmike me tinguj veror.
Përmes këtij videoklipi, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar, Zerka do të prezantojë edhe bukuritë e Shqipërisë.
Pas këtij projekti, artisti që emrin e vërtetë e ka Donald Najtellari, do të vijë edhe me dy bashkëpunime muzikore, njëra nga të cilat pritet t’i hapë rrugë në skenën ndërkombëtare.
Temat
Showbiz