17 vjet nga çlirimi i Gjakovës

Dita e 14 qershorit shënon një ditë shumë të rëndësishme për Komunën e Gjakovës, si një nga zonat më të prekura nga lufta e fundit në Kosovë.

Është ditë kur shënohet çlirimi i qytetit, ku zakonisht organizohen manifestime të ndryshme për shënimin e kësaj dite.

Edhe këtë vit janë paraparë aktivitete të ndryshme për nder të kësaj dite, të cilat do të fillojnë me homazhet tek varrezat e dëshmorëve, për t’u përmbyllur me një koncert, i cili do të mbahet në mbrëmje, raporton KP.

Lufta e dëmtoi Gjakovën shumë: e dogji, e rrënoi dhe e shkatërroi gati tërësisht. Por, dëmin më të madh, kjo luftë Gjakovës ia shkaktoi në aspektin emocional, për shkak të numrit të madh të njerëzve të vrarë nga kjo anë.

Temat
LajmeVend

Të afërta