Kandidati për president të SHBAV-ve, Donald Trump sot ka fajësuar komunitetin mysliman në Shtetet e Bashkuara që nuk raportojnë njerëz si Omar Matina, i cili vrau 49 persona në një klub të homoseksualëve në Orlando.
Trump tha për CNN, se Matin ishte i njohur brenda komunitetit mysliman si një person me “potencial për dhunë”, transmeton Indeksonline.
“Ju do të shihni se shumë njerëz që e njihnin do të thonë se ai ishte një i çmendur dhe se diçka e tillë mund të ndodhte nga ai”, ka thënë Trump.
Ai poashtu tha se atë asnjëherë askush nuk e ka raportuar, përkundër gjithë dhunës që i kishte bërë ish- gruas së tij. Ka disa arsye, pse komuniteti mysliman nuk raporton njerëzit si ai.
Trump ndër tjerash tha se Amerika e a ka të nevojshme mbledhjen e informacioneve që të parandaluar ngjarje të tilla.
“Ne duhet t’i kontrollojmë xhamitë, dhe ne kemi për të kontrolluar komunitetin. Më besoni, komuniteti e di se kush është në gjendje të bëjë rrëmujë”, tha Donald Trump.