Tragjedia e parë në EURO 2016, vdes një tifoz

Një tifoz ka humbur tre ditë pasi nisi Kampionati Europian i Futbollit në Francë, duke shënuar kështu tragjedinë e parë.

Viktima është një 26-vjeçar, tifoz i Irlandës së Veriut. I riu u rrëzua nga një lartësi pasi ishte i dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje parpara ndeshjes mes Irlandës së Veriut dhe Polonisë, ku kjo e fundit fitoi me rezultatin 1 me 0.

Tifozi i Irlandës ishte duke pirë alkool me miqtë e tij, kur humbi kontrollin dhe u rrëzua nga lartësia.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Lajmi është bërë i ditur sot nga mediat britanike.

Temat
BotëSport

Të afërta