Psikologët kanë dalë në përfundimin se mania nga selfiet është një çrregullim mendor. Kjo mani karakterizohet nga një dëshirë e vazhdueshme për të fotografuar vetveten dhe për të shpërndarë foto në rrjetet sociale, kjo për të kompensuar mungesën e vetëvlerësimit.
Shkencëtarët kanë identifikuar tri nivele çrregullimi:
1- Çrregullim shëndetësor për personat që e bëjnë foton, por nuk e publikojnë në rrjetet sociale
2- Akut, për ata që fotografohen jo më pak se tri herë në ditë dhe i publikojnë në rrjetet sociale
3- Kronik, kur njeriu bëhet i varur dhe provon një dëshirë të pakontrollueshme për të fotografuar veten 24 orë në 24, të paktën 6 herë në ditë.
Më e keqja është se ende nuk ka një kurë për të gjithë personat që fotografohen në çdo çast.
Temat
Fun