Gara për t’u rikthyer këtë herë ka nisur në mënyrë të qëndrueshme në Hënë, por të ndërtosh një pikë qëndrimi për njerëzit në satelitin e Tokës është një sfidë mjaft e vështirë.
Vetëm dërgimi i një kilogrami material në hapësirë kushton rreth 70 mijë euro.
Dhe pikërisht këtu hyjnë në lojë printerët 3D. ESA ka nisur investime të mëdha në këtë teknologji. Përgjegjësi për seksionin e teknologjisë të materialeve të Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA), Tommasso Ghidini, tregon planet për të ardhmen.
Gjatë këtij rrëfimi, të pranishëm ishin edhe astronautët Umberto Guidoni dhe drejtori i Observatorit Astronomik të Padovës, Massimo Turatto.
Hotel i ndërtuar vetë
Ghidini ilustroi fazat e projektit ambicioz: Një raketë kozmike e ESA-s do të depozitonte në terrenin hënor një cilindër metalik, i cili ka brenda një strukturë që fryhet. Në atë pikë, një stampues 3D do të përdorte përbërësit e mbledhur nga erërat nga terreni hënor për të printuar, shtresë pas shtrese një strukturë solide dhe që arrin t’u bëjë ballë meteorëve të vegjël, duke nisur nga baza e cila mund të fryhet.
Ripërdorimi i lëndëve të para
Me të njëjtën teknologji dhe duke nisur nga materialet metalike të raketës, e cila në Hënë nuk mund të përdoret më, shkencëtarët kanë projektuar që të ndërtojnë objekte të reja për në vazhdim. Objektivi i shkencëtarëve europianë është që të ndërtojnë një printues metalik, për të prodhuar pjesët e nevojshme të ndërtimit dhe për të minimizuar kostot dhe telashet e transportit. Nëse astronautët e Apollo 13 do të kishin një printues të tillë kur u ulën në Hënë, shpjegoi Ghidini për të prodhuar filtrin e famshëm, për modulin e kthimit do të kishte mjaftuar që të dërgohej një email. Ata do të mund ta printonin në bord.
Pasoja pozitive
Kjo teknologji do të sjellë mjaft të mira edhe në Tokë. Duke përdorur materiale të copëtuara të Tokës dhe energjinë e Diellit, një ditë do të mund të printohen falë teknologjisë 3D, shtëpitë pasi të jenë goditur nga cunami dhe tërmetet. Duke e menduar veten pak pas në kohë, printerët 3D mund të shërbejnë edhe për të printuar organe dhe veshje për t’u ndërruar për astronautët në planetin Mars. Në këtë mënyrë, ata do të mund që të shpëtojnë nëse kanë plagë vdekjeprurëse në organet mjekësore në planetin e kuq, pa qenë nevoja që të kthehen sërish në Tokë.