Mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger, ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për Gjermaninë kundër Ukrainës.
Por mënyra se si ka festuar golin i ka ngazëllyer shumë serbët.
Schweinsteiger ka festuar duke ngritur tre gishta, një përshëndetje serbe që tregon për përkatësinë e tyre fetare e kombëtare.
Lojtari gjerman ka festuar në këtë mënyrë për ta përshëndetur të dashurën e tij, Ana Ivanoviq, tenisten serbe me famë botërore.
Golin e parë për pancerët e shënoi Shkodran Mustafi, shqiptari nga Gostivari, i cili shpesh, por jo edhe mbrëm golat i feston duke bërë shqiponjën me duar.
Fjalët kyçe
Schweinsteiger