Revoltohet mamaja e një nxënëseje ndaj mësuesit: Mbuloje gjoksin!

Kush do ta mendonte se një nënë amerikane do të reagonte ashpër ndaj mësuesit të notit të fëmisë së saj, pasi kërkonte që të mos zbulohej së tepërmi.

Ky rast është shënuar në SHBA, dhe për shkak të kësaj fyerje, ajo është dëmshpërblyer.

Mamaja e një nxënëseje kritikoi mësuesin e saj të notit, pasi kishte ekspozuar shumë trupin. Në një letër drejtuar atij, ajo i kërkoi të mbulonte gjoksin teksa jepte mësimet e notit.

Ajo shkruante se vajza e saj nuk duhej të shihte të tillë pamje. Autoritetet e parkut thanë se kanë reaguar duke anuluar kursin ku mësonte not vajza dhe i kanë kthyer paratë e kursit mamasë amerikane.

Temat
Fun

Të afërta