Qeveria ia vazhdon mandatin EULEX-it për dy vite, pritet ratifikimi në Kuvend

SHKUP (AA) - Qeveria e Kosovës mori vendim për rritjen e pensioneve të kontributdhënësve. Përmes këtij vendimi çdo pensionisti i cili ka 15 vjet përvojë pune në mënyrë automatike do t’i njihet përvoja shtesë e punës prej 25 vitesh. Kjo nënkupton që pagesa e pensionit kontributiv i cili është sot 140 euro të rritet në 158 euro si bazë fillestare për kalkulimin e kontributeve apo kualifikimeve tjera, thuhet në kumtesën e Qeverisë. (Kabineti i Kryeministrisë - Anadolu Agency)

Qeveria e Kosovës në një mbledhje urgjente ka kërkuar që t’i vazhdohet mandati EULEXI-it edhe për 2 vite, duke kërkuar që vazhdimi i mandatit të behët edhe me ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Shumica e ministrave, miratuan propozimin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit që EULEX-it të ketë mandat edhe dy vite, raporton Indeksonline.

“Arsyea kryesore është se tani jemi në ditët e fundit të mandatit të EULEX-it në Kosovës, propozojmë që ta miratojmë ligjin për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe ta dërgojmë në kuvend për miratim”, ka thënë Kuçi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se mbledhja e Kuvendit për ratifikim të mandatit të EULEX-it për dy vite duhet të thirret para skandimit të mandatit të EULEX-it.

“Mbledhja e Kuvendit të thirret para skandimit të mandatit të EULEX-it”, tha kryeministri Mustafa.

Ndryshe, nesër në ora 00:00 i skadon mandati i EULEX-it dhe nuk mund të mbahen më seancat gjyqësore.

Po ashtu nesër Kuvendi pritet të thërret një mbledhje urgjente që pritet ratifikimi i mandatit të EULEX-it.

Temat
LajmeVend

Të afërta