Lajme

Qeveria e Kosovës mblidhje urgjente për EULEX-in në ora 18:00

By FIRST CHANNEL

June 13, 2016

Qeveria e Kosovës ka thirrur mbledhje urgjente në ora 18:00, ku temë diskutimi do të jetë mandati i EULEX-it, që pritet t’i vazhdohet përmes një seance në Kuvendin e Kosovës.

Mbledhja vjen pas një takimi që patën kryeministri Isa Mustafa, presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.