Për 4 ditë janë shpëtuar mbi 4 mijë refugjatë

Roja detare e Italisë ka njoftuar se mbi 1200 refugjatë janë shpëtuar gjatë 24 orëve të kaluara në nëntë operacione të ndara, në ujërat mes Sicilisë dhe Afrikës së Veriut.

Përveç kësaj, është gjetur edhe trupi i pajetë i një personi të mbytur.

Vetëm gjatë katër ditëve të kaluara, sipas njoftimeve të autoriteteve italiane janë shpëtuar rreth 4 mijë refugjatë.

Italia është një nga shtetet në vijën e parë të frontit të krizës së refugjatëve në Evropë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e tretë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në shtetet evropiane kanë arritur mbi 1 milionë refugjatë nga vatrat e ndryshme të krizave.

Temat
BotëLajme

Të afërta