Dy dasma të mëdha do të ndodhin në Gostivar gjatë muajit korrik.
Sulmuesi Admir Mehmedi, që luan me kombëtaren e Zvicrës dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, i cili luan me Gjermaninë, kanë vendosur që t’i japin fund beqarisë, menjëherë pas përfundimit të kampionatit europian në Francë, mëson gazeta “Lajm”.
Burimet e gazetës bëjnë me dije se të dytë kanë caktuar dasmat e tyre në një prej restoranteve më luksoze në Gostivar.
Memedi ka caktuar dasmën me 17 korrik, kurse një javë më vonë (24 korrik) është dasma e Mustafit.
E dashura e Shkodran Mustafit është nga Struga, kurse ajo e Admir Mehmedit nga Gostivari.
Pritet që në dasmat e tyre të marrin pjesë mysafirë të shumtë, mes tyre edhe emra të njohur nga fusha e sportit.
Temat
Showbiz