Mesfushori polak është i veçantë, bën pjesë në një për qindëshin e popullsisë

Evropiani i Francës po sjell plot befasi. E njëra prej tyre, ndoshta më e madhja, vjen nga Polonia.

Në fakt, mesfushori polak, Slawomir Peszko ka katër veshka. Katër! Dy më shumë se mesatarja e një njeriu.

Sipas The Guardian, rreth 1% e popullatës i ka ato që quhen “veshka të dyfishta”. Ka disa efekte anësore, por që nuk sjellin problem të madh.

“Komplikimet më të mëdha mund të shkaktohen nga urina. Mirëpo, disa pacientë janë treguar të kënaqur me organet ekstra që kanë. Dy vëllezër letonezë e kanë kuptuar se kanë nga katër veshka dhe se kanë qenë të aftë të pinë më shumë”, ka thënë Ian Sample.

Peszko ka zhvilluar 34 ndeshje me Poloninë dhe ka shënuar dy gola për vendin e tij.

Temat
BotëSport

Të afërta