Licencimi favorizon mjekët që u sponsorizuan nga kompanitë e ilaçeve

Ministria e Shëndetësisë nuk ka mundur të financojë shumë kërkesa të mjekëve për edukim të vazhdueshëm profesional. Kështu, ata që nuk kanë pasur mundësi të udhëtojnë në seminare dhe ata që nuk kanë pranuar sponsorizim nga kompanitë farmaceutike do të jenë “viktima” të rilicencimit.

Procesi i rilicencimit të doktorëve nga Ministria e Shëndetësisë ka shfaqur dilemën se në këtë “sfidë” të privilegjuar do të jenë doktorët, të cilët janë sponsorizuar nga kompanitë farmaceutike.

Kjo, pasi Ministria e Shëndetësisë e ka pasur të pamundur t’i ndihmojë gjithë mjekët që kanë pasur nevojë të ndjekin seminare dhe trajnime për të qenë në trend me zhvillimet në sektorin e shëndetësisë.

Por, kompanitë farmaceutike janë ato që kanë sponsorizuar shkuarjen në seminare të doktorëve, me qëllim që ata të përshkruajnë ilaçet e tyre, shkruan “Zëri”.

Favore për mjekët që u sponsorizuan nga kompanitë farmaceutike

Një doktor, i cili nuk ka preferuar t’i përmendet emri në gazetë, ka thënë se procesi i rilicencimit të mjekëve nga Ministria e Shëndetësisë po bëhet përmes kritereve shumë të ashpra, që mund t’i kalojnë vetëm ata mjekë të cilët kanë para për të udhëtuar nëpër vende të ndryshme apo mjekët që janë të “nënshtruar” nga kompanitë farmaceutike. /Zëri/

Temat
LajmeVend

Të afërta