Më në fund ka lajme të mira për Mërgim Mavraj. Pas rikthimit në fushë nga një dëmtim i gjatë Këlni mesa duket ka vendosur që t’i bëjë një surprizë pas europianit.
“Bild” shkruan se Mërgimi do të rinovojë kontratën me Këlnin deri në vitin 2017. Ka qenë bosi i Këlnit, Jorg Shtadmarke, i cili duke folur për gazetën gjermane ka thënë:
“Mërgimi është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Jam i kënaqur që ai mori vendimin e duhur për të mos u larguar nga Këlni dhe jemi të lumtur që do të vijojë në klubin tonë”.
Fjalët kyçe
Mergim Mavraj