Pas ndarjes nga jeta të babait të kapitenit të përfaqësueses kroate, Darijo Srna, menjëherë ka reaguar stafi duke u solidarizuar me dhimbjen e bashkombasit të tyre.
Federata e Futbollit e Kroacisë i ka shprehur ngushëllime kapitenit të skuadrës, Darijo Srna për vdekjen e babait.
“Federata Kroate e Futbollit, nëpërmjet kësaj shpreh ngushëllimet e saja për kapiten dhe familjen e tij për këtë humbje të pariparueshëm“, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kroacisë.
Uzeir Srna do të varroset ditën e sotme në Metkoviç të Kroacisë, ndërsa ende nuk dihet nëse Srna do të rikthehet sërish në ekipin kroat apo jo.