Kërkon shtëpi me qera, por pronari i vendos një kusht absurd

Një vajzë nga Australia është përballur me një kërkesë të çuditshme teksa kërkonte shtëpi me qera.

Ajo pa njoftimin në sajtin Kijiji dhe vendosi të kontaktonte me pronarin për të rënë dakort.

Por, kur i shkroi pronarit, ai i tha: “Kjo është shtëpia ime, çfarë je në gjendje të bësh që ta marrësh shtëpinë?”

E befasuar nga kjo kërkesë aspak normale, vajza vendosi ta publikojë bisedën online.

Megjithatë, ky nuk ishte rasti i vetëm që ishte përballur me kërkesa të tilla, pasi më parë një tjetër pronar i kishte thënë: “Të ofroj shtëpinë timë falas, por në këmbim duhet të bëjmë seks”.

shqija

Temat
Fun

Të afërta