Shiu, ndonëse nuk është aleat i flokëve, i veshjes apo make up-it, gjithsesi nuk mund ta prishë ditën nëse mund të shmangësh problemet që të sjell.
Disa nga mënyrat se si mund të dukeni bukur edhe në ditët me shi:
Në gardërobë mund të kërkosh të gjitha veshjet që janë mbrojtëse të mira ndaj lagështirës, por në të njëjtën kohë edhe të përkëdhelin linjat, pa i fshehur ato.
Vish një pallto të gjatë me kapuç, e cila të jetë mbrojtëse ndaj lagështirës. Jo vetëm të ofron mbrojtje nga shiu, por edhe kapuçi mund të ndihmojë nëse nuk ke ndër mend të mbash gjithmonë çadër me vete. Konsidero ngjyrën bezhë, si një zgjedhje të mirë, e cila nuk tregon as njollat e shiut, por edhe e zeza apo e kuqja mund të jenë variante të mira të ngjyrave, sepse zhdukin grinë e motit.Kërko për një pallto, e cila u rri mirë linjave të tua, por edhe të mban të mbrojtur ng a lagështira dhe i ftohti. Përveç kësaj, veshjet me vija në ditë të shi janë të rekomanduara për vajzat që duan të duken bukur.
Nën pallto vish rroba të holla. Materiale si lesh apo Kashmiri, por edhe veshje më të lehta pambuku do të bëjnë të ndihesh më ngrohtë dhe më komode nën pallto, pa shtuar veshje të tjera.
Përdor ngjyra sa më të gjalla. Kur moti është gri dhe me re, edhe gjendja shpirtërore është e dobët, kështu që jepi vetes mundësi të ndihesh më e gjallë. Shto ngjyra të ndezura në veshje, është një mënyrë e mirë për ta mbajtur gjendjen shpirtërore në nivele të larta. Kombinoni edhe çadrat, me ‘ylberin’ e veshjeve tuaja.
Qëndro elegante me ngjyra klasike. Veshjet e sipërme mund t’i mbash në ngjyrë të zezë, çokollatë apo të kuqe të thellë, vishnjë etj. Të cilat të falin një pamje bindëse dhe shumë klasike. Nëse do të ndihesh më pak protagoniste në një ditë me shi, qëndro tek ngjyrat neutrale ose të ftohta që japin një pamje më serioze.
Çizmet janë një detaj mjaft i rëndësishëm në një ditë me shi. Çizme gome janë ato që të sigurojnë mbrojtje absolute nga lagështira, sidomos ato që janë me pika apo printe të tjera.