Fansi i Teutës për vajzat e saj: “Veç t’i kishe pas me një burrë” (Foto)

Aktorja Teuta Krasniqi publikoi para pak çastesh një imazh shumë të bukur me Tarën nga pushimet në bregdetin turk.

Po aq i bukur ishte edhe përshkrimi “Me dy çikat e mia” duke nënkuptuar edhe vajzën që Teuta pret ta sjell në jetë së shpejti si fryt i dashurisë me Adonis Morinën.

Pavarësisht, fjalët nuk ndalen tek ne si popull dhe një komentues i ka shkruar Teutës që do ishte edhe më mirë po t’i kishte me një burrë dy vajzat e saj.

Si rrallëherë, replikë ka pasur edhe nga aktorja e njohur që është shprehur: “Ti kishe kqyr veç punët e tua ti përshembull e mos mu marr ktu me llafe idioteske si gru e keqe. Qasi ‘burri koke’, gjynah”.

Aktorja e suksesshme duket se është bërë imune nga një rang i tillë i komenteve në rrjete sociale dhe pa problem,’ua mbyll gojën’ personave të tillë. /Prive.al/

teuta-1

Temat
Showbiz

Të afërta