EULEX: Shefi jonë nuk ndërhynë në punën e gjyqësorit

Misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX nëpërmjet një njoftimi demanton raportimet në media se shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, e ka ndërprerë një hetim penal.

“Misioni dëshiron të përsërisë se hetimet e kryera nga gjyqësori i tij janë të pavarura dhe se ato nuk mund të mbizotërohen nga udhëheqësit e këtij misioni apo nga ndonjë subjekt tjetër që nuk është pjesë e procesit gjyqësor”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

“EULEX-i nuk ka tolerancë për çfarëdo ndërhyrje në punën e gjyqësorit. Çdo pretendim lidhur me ndërhyrjen, ndërprerjen ose pengimin e punës së pavarur të gjyqësorit nga ana e udhëheqësve të EULEX-it është i pavërtetë dhe i pabazuar”, përfundon reagimi.

Temat
LajmeVend

Të afërta