Lajme

EULEX-it i pamundësohet të hap raste të reja për krime lufte dhe korrupsion

By FIRST CHANNEL

June 13, 2016

Projektligji i ri i Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e mandatit të EULEX-it ka pësuar disa ndryshime, ku parashihet se këtij misioni i pamundësohet që të hap raste të reja për krimet e luftës dhe korrupsionit, para se ato t’i fillojë prokuroria e shtetit.

Kështu ka mësuar RTK, sipas së cilës ky ndryshim është vendosur, edhe pse Brukseli nuk ka kthyer letër institucioneve të Kosovës.

Vendimi për vazhdimin ose jo të EULEX-it merret në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave.