E pabesueshme: Edhe serbët tifozë të Kombëtares Shqiptare

Blic.rs ka publikuar një lajm të pazakontë, ku shfaqen shqiptarët dhe serbët së bashku në Preshevë teksa bëjnë tifo për Kombëtaren e Shqipërisë.

Kombëtarja kuqezi të shtunën zhvilloi ndeshjen debutuese në ‘Euro 2016’, ku përkundër paraqitjes mbresëlënëse, pësoi humbje prej 1-0 nga Zvicra.

“Edhe pse duket e çuditshme, shqiptarët kanë pasur tifozë edhe në vendin tonë. Në rrjetet sociale është paraqitur një fotografi, në të cilën shihen tifozët serbë dhe shqiptarë, të cilët së bashku bëjnë tifo për të zgjedhurit e Gianni de Biasit”, shkruan Blic.

“Në Francë nuk janë lojtarët tanë, prandaj bëhet tifo për ndonjë përfaqësuese tjetër. Disa duket se e kanë zgjedhur Shqipërinë”

Temat
RajonSport

Të afërta