Mesfushori Ledian Memushaj dhe mbrojtësi Arlind Ajeti edicionin e ardhshëm mund të luajnë në skuadër të njëjtë.
Interesim për dy futbollistët ka shprehur klubi i Bolognas, njofton gelocal.it.
Memushaj 29-vjeçar edicionin e kaluar luajti për skuadrën e Pescaras në Serie B të Italisë, përcjell Koha Ditore. Me skuadrën italiane ka kontratë deri në verën e vitit 2019.
Mësoni të rejat për TRANSFERIMET
Ndërkohë, Ajeti 22-vjeçar së fundi luajti për skuadrën e Frosinones në Serie A të Italisë, por ai nuk e ka vazhduar kontratën.
Më herët mbrojtësi i Shqipërisë ka luajtur për skuadrën e Baselit në Zvicër. Bologna luan në Serie A, ligë në të cilën edicionin e ardhshëm do të luajë edhe Pescara e Memushajt.