Albani i “rrëmben” Noizy-t fronin në Top List (VIDEO)

Alban Skënderaj është artisti me më shumë vende të para të “The Top List”.

Edhe pse para pak ditësh ka nxjerrë në treg “Duart Lart”, e cila sapo është futur në klasifikim renditet në vendin e tretë, duket se fansat ende shijojnë ritmet e “Kam nevojë”.

“Kam Nevojë”, një bashkëpunim i suksesshëm i Albanit së bashku me reperin kosovar, Elinel, i cili ka mundur t’i kalojë 3.5 milionë klikime në YouTube, i rikthehet fronit të “Top Aëards” për të tretën here.

Artisti që është ngjitur me më shumë pozicione është Capital T, i cili “Hitman” e ka renditur në vendin e tetë, me nëntë pozicione plus. Ndërsa këngëtarët që kanë rënë me më shumë pozicione janë Noizy ft. Varrosi, Enca dhe Dren Abazi, me 10 pozicione minus, transmeton TCH.

Janë bërë pjesë e këtij klasifikimi 2 projekte të reja muzikore, Alban Skenderaj – Duart Lart, Blunt ft. Real – Rambo dhe rikthehet dyshja e preferuar NRG Band dhe Dj Aldo – Mos u nal.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 26-të të “The Top List”, “Top Awards”:

1.Alban Skenderaj ft. Elinel – Kam nevoje
2. Noizy – The baddest
3. Alban Skenderaj – Duart Lart
4. Ledri Vula – Kings
5. Era Istrefi – Bonbon
6. Blunt ft. Real – Rambo
7. Noizy – Grande
8. Capital T – Hitman
9. Ardian Bujupi ft. Dalool – Na jena njo
10. Kida – Ja kem nis
11. Getinjo ft. Mozzik – Tony Montana
12. Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
13. 2TON – Mu kujtove dje
14. NRG Band ft. Dj Aldo – Mos u nal
15. Dren Abazi – Lamtumire
16. Enca – Dreq
17. Noizy ft. Varrosi – Shut the place down
18. Mc Kresha ft. Lyrical Son – Ky tipi
19. Gjiko – Hajt Hajt
20. Dafina Zeqiri ft. Kaos – Na

Temat
Showbiz

Të afërta