Aksident i tmerrshëm në Kumanovë, makina godet autobusin me 40 udhëtarë

Aksidenti ka ndodhur në mes një autobusi me targa të Bullgarisë në të cilën ishin 40 pasagjerë, dhe një automjeti me targa të Kumanovës. Aksidenti ka ndodhur në Stracin të Kumanovës. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar shoferii veturës.

Për fat të mirë, 40 pasagjerët që ishin autobus nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa ata sot ishin në ekskursion në Shkup.
Menjëherë pas aksidentit, shoferi i automjetit është dërguar në Kirurgji në Qendrën urgjente në Kumanovë, ku janë konstatuar fraktura.

Hetimi duhet të përcaktojë në çfarë rrethanash ka ndodhur aksidenti dhe arsyeja e përplasjes në mes të automjetit dhe autobusit./Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta