Agron Mustafa me para të dyshimta në bankë

Brenda harkut një vjeçar, kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa i është dyfishuar buxheti i parave në bankë. Në vitin e kaluar Mustafa ka deklaruar para të gatshme në vlerë prej 111 mijë e 686 euro, ndërkaq në deklarimin e pasurisë që e ka bërë në këtë vit ka shënuar para të gatshme në vlerë prej 220 mijë e 218 euro.

Pas deklarimit të vitit 2015, Mustafës i është rritur paga në Telekomin e Kosovës për rreth 700 euro dhe ka një tjetër të hyrë si profesorë në kolegjin AAB. Në rrethanat më të mira optimale, nëse i është rritur paga dhe ka filluar punën menjëherë pas deklarimin të pasurisë 31 mars 2015, të hyrat nga të gjitha pagat deri me datë 31 mars 2016 do t’i kishte rreth 93 mijë euro. Pra, rritja e vlerës së parave në bankë prej 100 për qind nuk ka mbulushmëri për rreth 16 mijë euro, bazuar në të gjitha të hyrat vjetore që i ka, transmeton zëri.info.

Në vitin e kaluar, si drejtues i Telekomit, Mustafa ka deklaruar pagë mujore 4,451.00, vlera vjetore e të cilës është 53 mijë e 412 euro. Ndërsa në këtë vit, Mustafa si kryeshef i Telekomit ka deklaruar pagë më të madhe, fiks 5182 mijë euro, ose 62 mijë e 184 euro në vit.

Por në këtë vit e ka shënuar edhe një të hyrë, si profesor në Kolegjin AAB, nga ku pagën mujore e ka shënuar 1200 euro, ose 14 mijë e 400 euro në vit. Pagën mujore të bashkëshortes të cilën e ka të punësuar në Telekom e ka deklaruar në vlerë prej 1377 euro, ose 16 mijë e 524 euro vjetore. Vitin e kaluar bashkëshortja ka marr pagë mujore prej 1,197.000 euro, ose 14 mijë e 364 euro në vit.

Pasurinë e paluajtshme e ka të deklaruar sikurse në vitin 2015, ka shënuar një shtëpi të përbashkët 300 m, në vlerë prej 300 mijë eurove, një lokal afaristë 100 për të cilin ka thënë se e ka blerë nga kursimet në vlerë prej 80 mijë eurove, viti i përfitimit është 2011.

Ka deklaruar edhe një oborr të përbashkët në hapësirë prej 4 ari, në vlerë prej 200 euro.

Në vitin 2015 ka përfituar një veturë për të cilën ka deklaruar se e ka blerë me parët e shitjes së veturës tjetër, dhe vlera e sajë është shënuar 20 mijë euro. Ka shënuar që ka borxhe ndajë bankave rreth 8 mijë euro, të cilat janë përafërsitë të njëjta më të vitit të kaluar. Ndërkaq, njëra veturë nuk është deklaruar në këtë vit, vlera e sajë ka qenë 4900 euro./ZËRI/

Temat
LajmeVend

Të afërta