3 arsye pse nuk duhet të refuzoni qokolladën

Shumica prej nesh nuk do dinin t’i thonin “jo”!

Më poshtë keni disa arsye pse nuk duhet ta mendoni refuzimin..

1. Çokollata përmirëson humorin.

Nuk mund ta mohoni që ngrënia e ëmbëlsirave ju bën të ndiheni mirë.

Konsumuesit e çokollatës gjithashtu raportojnë se ndihen më pak të stresuar.

2. Çokollata forcon shikimin.

Duke qenë se çokollata përmirëson presionin e gjakut, veçanërisht drejt trurit, studimet në universitetin “Reading’ hedhin hipotezën se ajo rrit gjithashtu presionin e gjakut drejt retinës, duke e bërë shikimin më të qartë.

3. Çokollata të bën më inteligjent.

Rritja e presionit të gjakut që shkon drejt trurit, i shkaktuar nga flavanoli që ndodhet në kakao, duket se i bën njerëzit të ndihen më inteligjentë dhe, sipas një studimi britanik, përmirëson aftësitë përllogaritëse./Sovrani/

Temat
Shëndet

Të afërta