Fun

13 qershori në histori

By Dijart Dyla

June 13, 2016

Prifti Martin Lutheri martohet me murgeshën Katharina von Bora, në kundërshtim me dekretin nga Kisha Katolike Romake që ndalonte martesat e priftërinjve dhe murgeshave. Çifti pati disa fëmijë dhe me vdekjen e Luterit, 1546, Katharina Bora u vu në krye të kishës protestante, e cila më pas do të quhej Luterane Dekreti i Milanos, nënshkruar nga Konstandini i Madh dhe bashkë-perandori Valerius Licinius, që u jep lirinë fetare të gjithë banorëve në Perandorinë Romake, shpallet në Nicomedia (sot Izmit, në veriperëndim të Anadollit).

1525 – Gjermani; prifti Martin Lutheri martohet me murgeshën Katharina von Bora, në kundërshtim me dekretin nga Kisha Katolike Romake që ndalonte martesat e priftërinjve dhe murgeshave. Çifti pati disa fëmijë dhe me vdekjen e Luterit, 1546, Katharina Bora u vu në krye të kishës protestante, e cila më pas do të quhej Luterane.

1774 – Amerikë; Rhode Island bëhet e para koloni britanike e Amerikës së Veriut që ndalon importimin e skllevërve dhe mbyll kufijtë për të penguar trafikimin e tyre.

1865 – Në Dublin, Irlandë, lindi William Butler Yeats – poezitë e para i botoi 19 vjeç; i bashkohet lëvizjes revolucionare Vllazëria Republikane Irlandeze. Në raportet e policisë më 1899, Yeats përshkruhet “pak a shumë revolucionar”. Më pas ai tërhiqet pas folklorit dhe përpiqet të bëjë atë që vëllezërit Grim bënë për gjermanët – mblodhi dhe botoi legjendat irlandeze.

1894 – Lindi, Jacques Henri Lartigue, fotograf dhe piktor francez, i njohur për fotografitë e tij të garave me automobilë dhe modeleve pariziane të modës. Vdiq më 1986. Punimet e tij shpesh krahasohen për nga stili me ato të shqiptaro-amerikanit Gjon Milit (1904 – 1984), i njohur për fotografi objektesh dhe njerëzish në lëvizje.

1912 – SHBA; Federata Panshqiptare Vatra njihet zyrtarisht nga shtetit Masaçusets. Ky zhvillim e përfshin Vatrën në lëvizjen e rilindjes Kombëtare në rol kryesor gjatë etapës finale të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

1917 – Lufta e Parë Botërore: gjermanët kryejnë sulmin e parë ajror ndaj Londrës me bombardues Gotha G., duke shkaktuar 162 të vdekur, përfshi 46 fëmijë, si dhe 432 të plagosur.

1944 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania nis sulm me raketa V-1 ndaj Anglisë. Ishte arma e parë e këtij lloji dhe njerëzit filluan t’i quanin ‘bomba fluturuese’. Vetëm katër nga njëmbëdhjetë raketat e hedhura këtë ditë arritën të godasin objektivat e tyre.

1949 – Ethet e kuqe; Universiteti i Kalifornisë shpall rregullin sipas të cilit të gjithë profesorëve e punonjësve të këtij institucioni u kërkohej të nënshkruanin një dokument ku betoheshin se nuk kishin lidhje me ide ose Parti Komuniste.

1955 – Zbulohet miniera e parë e diamantit në Bashkimin Sovjetik. Miniera, sot e mbyllur, ndodhet në Mirny, Siberi Lindore, Rusi.