Vazhdon rekordi negativ i Turqisë në ndeshjet hapëse të turneve të mëdha

Turqia vazhdon me rezultate negative në ndeshjet e para të Kampionateve Evropiane dhe Botërore.

Kombëtarja turke humbi me rezultat minimal prej 1-0 kundër kroatëve në stadiumin Parc de Princes.

Në fakt, kjo është humbja e tetë e Turqisë në ndeshjen e parë në Kampionatet Evropiane dhe botërore.

Kujtojmë se kjo përfaqësuese deri më tani ka marrë pjesë në gjashtë Kampionate Evropiane dhe në dy Botërore.

Suksesin më të madh Turqia e ka arritur në vitin 2002, kur zuri vendin e tretë në Botërorin e organizuar nga Koreja e Jugut dhe Japonia.

Temat
BotëSport

Të afërta