Botë

UEFA hap procedimin ndaj Shqipërisë, pritet dënimi

By Dijart Dyla

June 12, 2016

Shqiptarët pushtuan dje Lensin në kundër Zvicrës, por gjatë sfidës ka pasur edhe disa episode që nuk i kanë pëlqyer UEFA-s, që tashmë ka hapur një procedim disiplinor ndaj Shqipërisë.

Pika e parë: Komisioni i Disiplinës, Kontrollit dhe Etikës në UEFA naakuzon për hapen e një parulle të paligjshme në stadium.

Greqia është ankuar për shkak se në Lens u pa një parullë ku përmenden gjenocidi ndaj popullit çam dhe UEFA nuk i lejon gjëra të tilla në stadium.

Pika e dytë: UEFA na akuzon edhe për ndezjen dhe hedhjen e disa fishekzjarrëve nga tifozët tanë.

Vendimi do të merret më 21 korrik dhe natyrisht, dhe pritet të shoqërohet me një gjobë.