Botë

Tifozi kroat feston golin me lojtarët (Foto)

By Dijart Dyla

June 12, 2016

Kur Luka Modric shënoi golin e parë për kroatët në këtë kampionat evropian, dikush nuk duroi që festën ta kufizonte vetëm në tribuna.

Njëri nga tifozët u fut në fushë dhe festoi bashkë me lojtarët që i gëzoheshin super-golit të Modric.

Tifozi kroat u largua nga rojet pranë fushës, por i lumtur që realizoi ëndrrën e tij.

Vlen të theksohet se Kroacia është një nga përfaqësueses pretendente për të fituar këtë garë.