Stresi, një urim prekës për babain: Më dhembin vitet e tua (Foto)

Reperi Stresi ka publikuar në rrjete sociale një urim mjaft të ndjerë për babain e tij, i cili gjatë ditës së sotme feston ditëlindjen.

Ndër të tjera Stresi ka shkruar se për të ai është një hero dhe se tashmë ka filluar të ndjejë dhembje për vitet që ikin.

“Vitet e tua sjanë pak, Po s janë as shumë …. E nesë sdo ishe do më duhej të shpikja një bab si ti kështu siç vetëm ti di të jesh, uragan i fortë, zemër madh e rrebel! Ah sa u mërzita kur të Pashë në dhomë që po vije syzet për të lexuar sms, kur të pashe tek po matje tensionin, bab vitet e tua më dhembin, edhe pse ti sndryshon Asnjëherë!

Shpesh dua të bërtas me të madhe ti them gjithë botës jam djali më me fat se kam babën më të mirë !”,-shkruan Stresi. Gjithashtu ai shprehet se është falënderues për gjithçka i ati ka bërë për të.

Ja statusi i plotë i Stresit:

“Bab a e di që vendi më i sigurt për mua është në krahët e tua!i vogël më dukeshe mashkulli më i bukur, sot je unik , për mua je babi më i mirë që mund të ekzistojë! Vitet e tua sjanë pak, Po s janë as shumë ….
E nesë sdo ishe do më duhej të shpikja një bab si ti kështu siç vetëm ti di të jesh, uragan i fortë, zemër madh e rrebel! Ah sa u mërzita kur të Pashë në dhomë që po vije syzet për të lexuar sms, kur të pashe tek po matje tensionin, bab vitet e tua më dhembin, edhe pse ti sndryshon Asnjëherë!

Shpesh dua të bërtas me të madhe ti them gjithë botës jam djali më me fat se kam babën më të mirë ! Faleminderit që u bërë për Dean gjysh, babë, shok , kujdestar dhe idhulli i saj! Sali Lushaj për ty dua të besoj orakujt, zotat e perenditeë t’ju lutem cdo sek e minutë që të jetosh përherë me ne! Askush sdo të më doje e sdo dua si ty! Gëzuar ditën e lindjes , Të përqafojmë shumë.

sresiiii_1465728828-2307406

stresi

stresi_1465728828-3878105

Temat
Showbiz

Të afërta