Një grup prej 300 huliganëve rusë erdhën në Francë të armatosur, me qëllimin e vetëm për t’i sulmuar fansat e futbollit, duke rezultuar në një sulm të organizuar i cili la 19 britanikë të lënduar dhe katër në gjendje kritike.
Huliganët që mbanin veshur bluza të zeza pa krahë, kishin me vete edhe shkopinj gome, pajisje të tjera për rrahje dhe dorëza të arteve marciale kur arritën në Marseille të shtunën.
Mbështetësit e Anglisë vrapuan për të shpëtuar, por rusët ishin më shumë në numër dhe më të shpejtë e më të fortë, duke i sulmuar ata me çdo lloj mjeti të mundshëm, thanë disa burime për The Indenpendent.
Rusët duket se organizoheshin në klube individuale, me bluzat e tyre të zeza që tregonin se ishin fansa të CSKA Moskës.
UEFA është duke e hetuar sulmin, dhe sipas raporteve të fundit, mendohet se fansat rusë ishin arkitektët kryesorë të skenave jashtëzakonisht të dhunshme.