Çdo kadetë policor i cili i nënshtrohet trajnimit themelor në akademi janë të obliguar që të afat kohor prej dy jave t’i nënshtrohen edhe një trajnimi bazik i cili ka të bëjë me përdorimin armës së zjarrit.
Gjatë kësaj periudhe dy javore, zyrtarët duhet t’i nënshtrohen këtij trajnimi dhe në të njëjtën kohë duhet të kalojnë me përqindje, siç parashihet në bazë të trajnimit, në mënyrë që të aftësohen për përdorimin e armës dhe gjuajtjes me armë zjarri.
Për këto trajnime Policisë e Kosovës i ka kushtuar rëndësi të veçantë. Siç thonë në Policinë e Kosovës kanë dashur që të gjithë zyrtarët policor t’i kenë të gjitha kushtet e mundshme për aftësim të plotë të përdorimit të armës së zjarrit. Për të arritur rezultatet e duhura, Policia e Kosovës ka rregulluar edhe disa poligone të hapura dhe poligonit të mbyllur, ku kjo e fundit gjendet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar për KosovaPress mënyrën se si trajnohet policët për përdorimin e armës së zjarrit, pas trajnimit bazik në akademi në afat kohor për dy javë.
Sipas Kelanit, Policia e Kosovës ka dashur që të zyrtarët policorë të kenë të gjitha kushtet e mundshme për aftësimin e plotë të përdorimit të armës së zjarrit.
Policia e Kosovës që nga themelimi i saj, ka pasur poligone të caktuara të cilat janë përdorur vetëm nga Policia e Kosovës.
Se a i shfrytëzon Policia e Kosovës poligonet private, Kelani tha se një gjë e tillë nuk ndodh, pasi që Policia e Kosovës i ka poligonet e saja.
Gjithashtu, ai ka treguar se është edhe një poligon i përbashkët të cilin e përdorin rajoni i Pejës dhe i Gjakovës, bashkë me shërbimin korrektues.
Se a janë të trajnuar të gjithë zyrtarët policor për qitje me armë, Kelani tha se kjo është obligative dhe se pa marrë parasysh moshën, gradën, të gjithë duhet të aftësohen për qitje me armë zjarri.
Ai gjithashtu ka treguar se të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, ata të cilët janë uniformuar, dhe të cilët posedojnë armë zyrtare duhet t’i nënshtrohen ricertifikimi, ashtu siç parashihet me rregullore dhe me procedura ligjore.