Është paralajmëruar një bashkëpunim i mundshëm në mes reperit Capital-T dhe këngëtares Dhurata Dora por sigurisht nuk është menduar se do të jetë kaq i”nxehtë”.
Përmes rrjetit social Instagram, Dhurata ka publikuar një fotografi në të cilën ajo shihet e ulur në një mënyrë shumë provokuese përpara reperit.
Sigurisht se kjo këngë do të jetë një nga hitet e sezonit verorë dhe sigurisht e punuar deri në detaje, transmeton Indeksonline.
Kënga quhet ‘Bongo’ dhe është bashkëpunimi i parë per Capital-T me këngëtaren Dhurata Dora. Se çfarë do të përmbajë teksti i kësaj kënge mbetet të shihet së shpejti.
Ndërsa dyshja shihen të veshur me shumë stil, dhe Dhurata me linja fantastike trupore.