Kështu e pësoi një tifoz i Anglisë nga rusët (Foto)

Tifozët e përgjakur dhe të mavijosur të Anglisë, kanë treguar se si janë sulmuar brutalisht nga huliganët rusë në Marseille.

Mbështetësit e Tre Luanëve e braktisën qytetin francez të mavijosur, pas dhunës që shpërtheu ditëve të fundit.

Ata treguan se huliganët rusë i sulmuan ata me shkopinj bejsbolli dhe thika para ndeshjes.

Martyn Lowe, 28 vjeç, ishte njëri nga të sulmuarit në kafenenë ‘Queen Victoria’, ku ishte duke pirë me miq. Ai tregoi se si u godit me shishe qelqi dhe u grushtua, para se të plaçkitej.

marseille-1_1465757855-1638630 (1)

Me njërin sy të mavijosur, Lowe tha për Telegraph se i ishin vjedhur paratë dhe iPhone-i. Por, sipas një postimi në Twitter, ai siç duket vetë e kishte kërkuar këtë. Kjo pasi kur kishte arritur në Marseille, kishte shkruar:

“Më në fund mbërrita në Marseille… Më jepni dikush një karrige që ta hedhë..”..

marseille_1465757928-7117144 (1)

marseille-2_1465757873-4870007

Temat
BotëSport

Të afërta