Kërcënohen me vdekje 11 deputetë gjermanë me origjinë turke

Njëmbëdhjetë deputetë gjermanë me origjinë turke janë kërcënuar me vdekje pasi mbështetën dhe votuan gjenocidin armen nga Perandoria Osmane në parlamentin gjerman. Kjo ka bërë që deputetët janë marrë në mbrojtje nga policia.

Mediat shkruajnë se ministria e Jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar deputetët që të mos udhëtojnë në Turqi, pasi siguria e tyre nuk mund të garantohet.

Ky votim i parlamentit gjerman ka sjellë zëmërimin e qeverisë turke, e cila nuk e njeh këtë gjenocid.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili ka paralajmëruar se do të përgjigjet ndaj këtij vendimi të marrë nga parlamentin gjerman dhe të mbështetur nga 11 deputetë me origjinë tuke, duke theksuar se “çfarë lloj turqish janë ata”.

Temat
BotëLajme

Të afërta