I ftuar këtë javë në emisionin “N’Kosovë Show”, në First Channel , ishte këngëtari Labinot Tahiri.
Labi ka folur rreth bamirësive të bëra së fundmi dhe organizimin rreth tyre.
Ai tregon se sa e ka pasur të vështirë dhe sa po mërr përkrahje nga njerëzit.
Ndër të tjera, Labi ka treguar se karrierën e tij politike do ta fillojë me partinë e Behgjet Pacollit, AKR-në.
Ai është shprehur se ka kërkuar nga Pacolli të jetë i pari i AKR-së në Ferizaj dhe se mendon të kandidojë për kryetar të Ferizajit.
I pyetur se a do të heqë dorë nga muzika për shkak të politikës, Labi është përgjigjur se po.
Për këto dhe shumë të tjera ndiqni emisionin e plotë të kësaj jave: