Cameron: “Brexit” një dekadë e humbur për britanikët

Kryeministri britanik, David Cameron paralajmëroi kundër një “dekade të humbur” në rast të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian, sot në mëngjes në BBC.

“Rezultati do të jetë një dekadë e humbur për Britaninë e Madhe, në fushën e rritjes ekonomike, investimeve, shpenzimeve sociale nëse britanikët zgjedhin opsionin Brexit në referendumin e 23 qershorit”, deklaroi ai.

“Do të kemi një dekadë pasigurie në të cilën duhet rinegociuar kontrata tregtare me BE-në, që do të përthithë energjinë e qeverisë dhe të vendit tonë”, shtoi ai në një emision politik Andrew Marr Show.

Ndërsa mesatarja e sondazheve të fundit i vendos kampet “brenda” dhe “jashtë” BE-së në një rezultat mjaft të ngushtë, kreu i qeverisë u kërkoi shtetasve të votojnë pro qëndrimit në BE.

Përfaqësuesi kryesor i kampit pro daljes nga BE-ja dhe kreu i partisë eurofobe Ukip, Nigel Farage nga pikëpamja e kundërt vlerësoi se i duhet dhënë fund këtij projekti të dështuar. / AFP/

Temat
BotëLajme

Të afërta