Botë

Anglia dhe Rusia rrezikojnë përjashtimin nga Euro 2016

By Dijart Dyla

June 12, 2016

Kampionati Evropian në Francë ka filluar me incidentet mes tifozëve të përfaqësues së Rusisë dhe atyre të Kroacisë.

E gjitha kjo ndodhi para dhe pas ndeshjes mes këtyre dy kombëtarëve, e cila përfundoi me rezultat 1-1.

UEFA menjëherë ka filluar të hetojë këtë ngjarje dhe tashmë ka bërë të ditur se nëse tifozët e këtyre dy përfaqësuesve vazhdojnë me incidentet të tilla, atëherë Rusia dhe Anglia do të përjashtohen nga Euro 2016.

Dy përfaqësueset e lartpërmendura bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Sllovakinë dhe Uellsin.