Afrikani me plis në Paris

Euro2016 veç sa ka filluar, dhe e tërë vëmendja botërore është e fokusuar në Francë.

Përveç lajmeve dhe fotove nga çdo lëvizje e lojtarëve, vëmendja e mediave është edhe te tifozët e secilës kombëtare, ku për herë të parë në një kampionat europian, këtë herë po merr pjesë edhe Shqipëria.

Dhe normalisht shumë tifozë kuqezi nga gjitha shtetet e Europës ku jetojnë e punojnë, janë duke e percjellë Kombëtaren shqiptare, me moton “Me plis për Paris”.

Me këtë moto në foton që e kemi postuar më poshtë, bashkë me shumë shqiptarë shihet në përkrahje edhe ky Afrikan.

Plisi i bardhë rri në kokë bukur të gjithëve apo jo?

afrikani me plis

Temat
BotëFunRajonSportVend

Të afërta